Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë merr masa për të frikësuar arinjtë

Pas gjendjes alarmante me arinjtë në fshatin e Zhirovnicë, komuna e Mavrovës edhe Rostushës ka kërkuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Ndërkohë Qeveria sjelli disa masa përmes së cilave kërkohet: Të hiqen të gjitha mbeturinat në afërsi të fshatit, mbyllja e të gjitha vendeve të deponimit të mbeturinave, sigurimi i objekteve të posaçme për ruajtjen e arinjve jashtë zonave të banuara, sigurimi i pronave, ku mbahen bagëtitë, bletët e të tjera, dislokimi i arinjve dhe përdorimi i organizuar i mjeteve për të frikësuar arinjtë. Por nga komuna kërkojnë që këto masa të zbatohen menjëherë, me qëllim që që të kthehet siguria e banorëve.

“Unë si kryetar komunë bëj apel deri tek të gjithë organet që bashkërisht të veprojnë në periudhën e ardhshme që ata masa që janë marrë të realizohen periudhën e ardhshme dhe atë të miratohen njëkohësisht. Jo të merret njëra masë e pastaj tjera pasi që arinjtë tani janë mësuar të hynë në fshatë. Më shpesh të pastrohen mbeturinat. Arinjtë filluan më shpesh të hynë në fshat dhe ne vendbanime dhe për atë thash masat duhet të zbatohen njëkohësisht që të mos vijmë në atë situatë që arinjtë të sulmojnë edhe ndonjë njeri”, tha Medat Kurtovski, kryetar Mavrovës dhe Rostushës.

Sipas Kurtovskit deri më tani në polici janë paraqitur mbi 100 sulme të arinjve që kanë bërë dëm në bagëti edhe prona.
Kryetari i bashkësisë lokalë të fshatit Zhirovnicë , Adnan Saliu masat e qeverisë i shesh jo efektive.

“Realisht Qeveria duhej të shpallte gjendje krize në komunën e Mavrovës dhe Rostushës. Ky problem nuk është vetëm në Zhirovniocë po edhe në vendbanimet tjera. Zhirovnica është më e rrezikuar për momentin por edhe në fshatrat tjera ndodhin gjëra të njëjta. Ashtu siç thanë edhe bashkëfshatarët e m, dëmi është i madh i ardhur nga ariu në Zhirovnicë. Këtë problem ata e shohin si të verbër dhe të shurdhër. Ata qëndrojnë atje në zyra në metropol dhe shumë lehte tregojnë tregime dhe na lexojnë ligjet”, tha Adnan Salihu, kryetar i bashkësisë lokale Zhirovnicë.

Banorët e Zhirovnicës thonë se kjo situatë vazhdon tash e disa muaj e derisa qeveria do të zbatojë masat, banorët do të qëndrojnë të ngujuar në shtëpitë e tyre./TV21

Exit mobile version