Shpesh pronarët e kafshëve mendojnë që qeni i tyre është shumë më i mençur seç vërtet është, ka treguar studimi
Shkencëtarët kanë gjetur që inteligjenca e mikut më të mirë të njeriut është e ngjashme me inteligjencën e disa lloje të kafshëve, duke përfshirë macet dhe gomarët.
Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 300 qen dhe kafshë të tjera, ndërkaq hulumtuesit e Universitetit Exeter janë fokusuar në kognitivitetin e tyre, kondicionin fizik, vetëdijen.
Është konstatuar që aftësitë kognitive të qenve janë të ngjashme së paku me disa lloje – dhitë, derrat, delfinët, fokat dhe peshkaqenët kanë treguar që janë të mirë sa edhe qentë në ndjekjen e manifestimeve të njeriut, sipas publikimit të Learning & Behaviour.
Lopët, pëllumbat dhe shimpanzetë gjithashtu kanë qenë të mirë në identifikimin e njeriut sipas fytyrave të tyre, transmeton Telegrafi.
Derrat kanë qenë të mirë në identifikimin e njeriut sipas aromës, ndërkaq macet sipas zërit.
Delfinët, shimpanzeja e zakonshme, pandat, vjedulla amerikane dhe dy lloje arushash kanë qenë njësoj të mira sa edhe qentë në përdorimin e veglave të ndryshme.
“Gjatë kësaj pune si duket që shumica e studimeve në të cilat janë hulumtuar aftësitë kognitive të qenve kanë treguar se sa janë qentë të mençur.
Shpesh krahasohen me shimpanzetë, ndërkaq qentë gjithmonë fitojnë duke marrë reputacionin e kafshës së posaçme”, ka thënë profesori Stephen Lea, nga Universiteti Exeter. /Telegrafi/