Një qen së fundmi ka tërhequr vëmendjen e miliona përdoruesve të TikTok, pasi i pëlqen të “spiunojë” shoqen e tij, macen April.
Pronarja e tyre, e cila poston video në TikTok me profilin @hellopimento, në mes të janarit ndau një video ku zbuloi se Pimento e tregon April çdo herë që macja e lëvizshme ngjitet mbi banakun e kuzhinës, gjë që nuk duhet ta bëjë.
Në videon virale, e cila është parë mbi dy milionë herë, shihet qeni duke vrapuar nga kuzhina te pronarja e tij për t’i tërhequr vëmendjen.
Më pas, ajo shkon në kuzhinë dhe fillon ta qortojë macen, e cila ecte mbi lavaman. /Telegrafi/
@hellopimento Reposting since the ship is sinking and it doesn’t look like we’re gonna get any life vests. It’s been real, TikTok 🫡 #corgi #corgisoftiktok #hellopimento ♬ original sound – Hello Pimento ✨