Zjarrfikësi nga Karolina e Jugut të Shteteve të Bashkuara, është ledhatuar pandërprerë nga një qen, të cilin e nxori poshtë një grumbulli gurësh.
Njësiti për emergjenca, ishte ftuar pasi një grup çiklistësh dëgjoi të lehurat dhe kuptuan se brenda ndodhet një qen i ngecur, transmeton Telegrafi.
Kafsha nuk ishte aspak bashkëpunuese, ndërsa intervenimi për ta nxjerrë zgjati për një kohë të konsiderueshme.
Në momentin që doli, qeni i kishte sytë e mbyllur, që besohet se ka qëndruar në errësirë për një kohë të gjatë. /Telegrafi/