Telegrafi

Qeni këndshëm ecën vetëm në një palë këmbë, arsyeja prapa kësaj është mizore (Video)

Është popullarizuar në internet një video, ku shihet një qen teksa ecë vetëm në këmbët e prapme.

Madje, kafsha duket edhe më e këndshme, pasi është veshur me rrobe dhe lëvizë sikur njeriu, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, qentë nuk veprojnë në këtë formë dhe më e keqja është se ai është detyruar dhunshëm, derisa është stërvitur të mos i përdorë edhe putrat e përparme.

“Kush e di se sa herë është rrahur ky qen, për t’i bërë qefin pronarit që të realizoi këtë filmim” është një koment lidhur me rastin, që po kritikohet në rrjetin social. /Telegrafi/