Site icon Telegrafi

Qëndrimi i Trumpit ndaj Ukrainës ‘nuk është bardh e zi’, thotë ministri polak – tregon ‘disa shembuj që e dëshmojnë këtë’

Qëndrimi i Donald Trump ndaj Ukrainës “nuk është aq bardh e zi sa mendojnë disa njerëz”, mendon ministri i jashtëm polak.

Siç shkruan Sky News, përcjell Telegrafi, ish-presidenti amerikan, i cili kandidon sërish për zgjedhje këtë vit, ka thënë se nuk do të angazhohet për t’i ofruar Ukrainës ndihmë për mbrojtjen.

Republikanët në linjë me zotin Trump ishin gjithashtu arsyeja për një vonesë gjashtëmujore të ndihmës për Ukrainën.

Por ministri i Jashtëm, Radoslaw Sikorski tha në një intervistë me kompaninë mediatike Axel Springer se Trump i kishte dërguar Ukrainës raketa antitank përpara pushtimit të Rusisë “kur të tjerët nuk po e bënin atë”.

Lexo po ashtu Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Ai i referohej raketave antitank Javelin të furnizuara nga SHBA në vitin 2018.

Sikorski theksoi gjithashtu se Trump kishte “të drejtë kur na kërkoi të gjithëve në Evropë të shpenzonim më shumë për mbrojtjen”.

Ai tha se “nuk dëgjoi asnjë protestë nga Trump” pasi u miratua paketa e ndihmës prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

“Pra, shpresoj që kandidati Trump të ketë parë që ky kundërshtim për të ndihmuar Ukrainën nuk është në të vërtetë popullor në Shtetet e Bashkuara, se po dëmton shanset e tij [për t’u rizgjedhur]”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version