Inflamacioni i fshikëzës, infeksionet me kërpudha dhe inflamacionet e vezoreve shpeshherë përcjellin kënaqësinë verore.
Ja çfarë mund të pësoni nëse qëndroni në kostumet e lagura.
INFLAMACIONI I FSHIKËZËS
Ndryshimet e shpejta në temperaturë, si dalja nga hapësirat e klimatizuara apo hyrja në të ftohtë, mund të janë fajtorët për inflamacionin e fshikëzës.
Po ashtu, duhet pasur kujdes edhe në përdorimin e tualetit publik.
Simptomat si urinimi i shpeshtë të përcjellë me pickim, e edhe shenjat e gjakut në urinë, kërkojnë intervenimin e mjekut.
Sugjerohet të pini së paku dy litra ujë, për të shpëlarë bakteret.
INFEKSIONET ME KËRPUDHA
Infeksionet e këtij lloji ndodhin nëse shpesh përdorni pishinat, më rrallë në det, raporton Gazeta Kosova Sot Online.
Më të rrezikuar janë personat që hanë shumë ëmbëlsira, pinë alkool, kanë sistem të dobët imun dhe të ekspozuar stresit.
Sëmundjet me kërpudha marrin kohë të gjatë për t’u shëruar, që mund të përdoren edhe gjatë përdorimit të antibiotikëve. /Telegrafi/