Nëse Sami Khedira qëndron te Juventusi, atëherë Emre Can mund të nxirret në listën e transferimeve të Zonjë së Vjetër.
Bianconerët kanë bërë disa ndryshime në mesfushë para fillimit të sezonit të ri, ndërsa Maurizio Sarri është duke i bërë planet e fundit.
Pas transferimeve të Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, ishte pritur që Khedira të largohej nga Juve dhe ta vazhdonte karrierën diku tjetër.
Mirëpo, është raportuar se Sarri është bindur nga cilësitë e tij dhe dëshiron ta mbajë në skuadër edhe për sezonin 2019/2020.
Ndërkaq, Sport Mediaset paralajmëron se nëse ndodh kjo, atëherë do të ketë pasoja te Emre Can, i cili iu bashkua kampionit italian në verën e kaluar si transfer i lirë nga Liverpooli.
25-vjeçari që regjistroi 37 paraqitje dhe katër gola në sezonin e tij debutues, mund të shitet deri në fund të muajit, ndërsa interesimi për shërbimet e tij është i madh. /Telegrafi/