Shkolla plotësuese për gjuhën shqipe, në lokalitetin FreeHold në New Jersey, ku jetojnë qindra familje shqiptare, është një iniciativë shumë e duhur dhe në kohën e duhur! Me shpresë që brezat e ardhshëm në SHBA të kultivojnë dhe ruajnë, gjuhën e bukur Shqipe, fenë, kulturën dhe zakonet e traditat e tyre!
Qendra e Komunitetit Dibran në lokalitetin Freehold, të New Jersey, e inaguruar një vitë më parë e ka nisur punën e saj me ne aspektin fetar dhe kombëtar me një lajm ogurmirë.
Në statusin e saj në rrjetin social Facebook, ajo lajmëronë se dje ka hapur për herë të parë në historinë e këtij lokaliteti në New Jersey, një shkollë me mësim plotësues, për mësimin e gjuhës shqip, si disa të tjera në komunitet
Siç duket edhe nga fotot e postuara prej tyre – gëzimi dhe entusiasmi i prindërve dhe fëmijëve ka qenë i madh – Shkolla ka nisur mjaft mbarë sesionin e ri- me rreth 30 nxënës më mësues të kualifikuar, dhe pa pagesë.
Rrjeti i picerive Pronto Pizza, u ka ofruar fëmijëve, pas orëve të mësimit pica dhe pije freskuese falas, duke ndjekur praktikat e sistemit të shkollave amerikane. Ndërsa klasat janë të kësaj qendre Dibra Community Center, janë të paisura me të gjitha mjetet e nevojshme mësimore, të dhurura ato nga komuniteti Dibran në këtë zonë, e cila është nga më të bukurat dhe më të shtrejntat në këtë lokalitet.
Kryetari i shoqatës Dibra, Dashnor Miftari, duke njoftuar në profilin e tij në Facebook, për hapjen e kësaj shkolle, shkruan se dje, më 28-shkurt-2016 në Dibra Community Center, u hap shkolla për edukimin e fëmijve tonë, në këtë rrethinë, mësimin e gjuhës shqipe. Ai sqaron se kjo shkoll , gjithashtu, do të ketë brenda programit të saj edhe njohuri edhe për fen e tyre. Shkolla filloi me 30 nxënës, shkruan Miftari.
Kurse duke shprehur edhe gëzimin e prindërve dhe fëmijëve të këtij komuniteti ai tregonë se ishte kënaqsi për ne si prindër të jemi aty bashk me fëmijt tanë, në këtë ditë historike për komunitetin tonë, në Freehold – New Jesey.
Në urimet e tyre, dibranët anekënd, shkruajnë në Facebook, se dibranët çdo herë përkrah kombit e fesë së tyre. Dibranët, kanë mësuar dhe gjuhën e ëmbël dhe të bukur Shqipe, siç ishin Said Najdeni(Hoxhe Voka), Isen Kuçi(baba Sheh) etj.
Disa prej tyre e kanë quajtur hapjen e shkollës plotësuese për gjuhën Shqipe, një iniciativë shumë e duhur dhe në kohën e duhur! Me shpresë që brezat e ardhshëm në SHBA të kultivojnë dhe ruajnë, gjuhën e bukur Shqipe, fenë, kulturën dhe zakonet e traditat e tyre!/Telegrafi/