Në qendrën ditore “Concordia Projekte Sociale”, e cila është hapur në muajin qershor të vitit 2024, në lagjen “Ali Ibra” po vazhdon të bëhet një punë e mrekullueshme në shërbim të të gjithë fëmijëve të komuniteteve joshumicë në komunën e Gjakovës.
Për këtë fakt, Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe Drejtoresha për Arsim Eranda Kumnova Baçi falënderuan Drejtoreshën e Concordia në Kosovë Znj. Mirela Lavric dhe bashkëpunëtorët e saj të angazhuar në këtë projekt.
Gjatë takimit të zhvilluar mes mes tyre, Lavric informoi për aktivitetet e realizuara në këtë qendër që nga hapja e saj, shërbime t; cilat që lidhen me ofrimin e mbështetjes në arsim, edukim dhe zhvillim të këtyre fëmijëve.
Ndërkohë që misioni i kësaj organizate në këtë lagje vazhdon, ashtu do të vazhdojë edhe mbështetja e Komunës së Gjakovës si institucion komunal, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së kësaj pjese të rëndësishme të shoqërisë, u tha ndër të tjera në këtë takim.
Tutje theksojmë që Qendra “Concordia” është rinovuar dhe funksionalizuar plotësisht me investimin nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. /Telegrafi/