Site icon Telegrafi

Që të qëndrojë më gjatë buqeta…

Nuk keni arritur akoma të kënaqeni me aromën dhe bukurinë e saj, ndërkohë lulet në vazo vyshken? Në vend që t’i fajësoni shitësin dhe lulet, provoni që herën tjetër të ndryshoni situatën.

Para se lulet t’i vini, vazon lajeni mirë, sepse ajo është burim bakteresh të cilat që në fillim ua shkurtojnë jetën luleve tuaja.

Është me rëndësi që të qitni ujin që ka temperaturën e dhomës, e jo drejtpërdrejt nga çezma, transmeton Telegrafi.

 

Luleshitësit rekomandojnë që kërcellin ta pritni në diagonale, në mënyrë që të shtohet sipërfaqja nga e cila lulja merr ushqimin, por që duhet t’i pritni fletët e poshtme dhe t’i hidhni.

Lexo po ashtu Si ta bëni vet një buqetë të lezetshme me lule?

Kur t’i bëni të gjitha këto veprime, me kujdes zgjidhni vendin ku do ta lini vazon, sepse lulet nuk e duan errësirën as ekspozimin drejtpërdrejt ndaj diellit.

Që të lëshojnë sa më gjatë aromë dhe të qëndrojnë më shumë, ndërrojani ujin çdo ditë dhe qitni një lugë të vogël sheqer. /Telegrafi/

Exit mobile version