Vitet e fundit janë shtuar përpjekjet për normalizimin e të shkuarit në terapi rregullisht. Çdokush duhet ta ndërmarrë si hap edhe nëse nuk është në gjendjen më të rënduar emocionale
Shumë individë kanë dëshirë të nisin terapinë, por e shtyjnë pafundësisht, sepse është e lehtë ta neglizhosh si hap.
Megjithatë, përmes këtij artikulli, mund të kuptosh nëse ke një ose disa nga simptomat që tregojnë se ke vërtet nevojë të nisësh shpejt me konsultat me ekspertët e shëndetit mendor.
Lodhje kronike, përqendrim i ulët dhe mendime negative
Simptomat e përmendura janë në fakt shumë të zakonshme dhe për këtë arsye shumica i shohin si reagim normal në situata stresuese, pa e marrë parasysh se mund të jenë sinjale të nevojës për terapi.
Ka momente kur të gjitha këto simptoma të ndikojnë në përditshmëri dhe pikërisht këtu situata del jashtë kontrollit.
Kritika të vazhdueshme ndaj vetes dhe vështirësi në marrje vendimesh
Edhe dy situatat e mësipërme jemi mësuar t’i konsiderojmë normale sepse i lidhim detyrimisht me pasiguritë e personalitetit, citon Anabel.
Si për t’i ushqyer edhe më shumë, i themi vazhdimisht vetes se nuk do ndryshojmë dhe kështu do jemi gjithmonë. Në të vërtetë asnjë pasiguri nuk vendos për ty dhe nuk ka asgjë që nuk ndryshon për të përmirësuar jetën dhe përditshmërinë tënde.
Terapia është pikërisht mënyra si e kupton dhe e vë në zbatim këtë. /Telegrafi/