Granit Sylejmani është një djalë i ri 14 vjeçar nga fshati Shupkofc i Mitrovicës, i cili ka kaluar fëmijërinë me ëndrrën për tu bërë xhudist, por që jeta e përballi me sfida.
Që nga lindja, Graniti lufton me sëmundjen e rrallë të quajtur “Hipospadis”. Nëna e Granitit, Ardita Sylejmani për Telegrafin tha se djali ka kryer deri më tani 14 operime në Tiranë.
Ajo tha se qysh foshnje Granitin nuk e kanë marrë përsipër mjekët në Prishtinë për ta shëruar, duke i udhëzuar që ta dërgojnë në Tiranë.
Mirëpo, pas disa vjet orvatjesh dhe pa asnjë rezultat, Ardita tha se kanë rënë në kontakt me disa mjekë të Turqisë, të cilët pas shikimit të dokumenteve shëndetësore i kanë thënë se Graniti mund të operohet në Turqi për të gjetur shërimin.
Nëna e Granitit tha se për këtë operim i është kërkuar shuma prej 45 mijë euro.
“Djali ka kryer shumë operacione, me shpresë që do të përmirësohet. Kam frikë që po i shkon veshka, se mjekët e Turqisë kur e kanë pa dokumentacionin na kanë thënë që s’ka kohë me humb, e Graniti duhet të operohet sa më shpejt. Na kanë tregu për shumën, e po presim sa më shpejt që është e mundur me na ndihmu dikush, që me mujt me çu sa më shpejt në Turqi”, tha ajo.
Nëna e Granitit tha se sipas mjekëve të Turqisë, kjo është mundësia e tij e fundit që ai të mund të shërohet.
Tutje nëna e Graniti, Ardita tha: “Një shoqatë e Prizrenit, kanë ardh me pa gjendjen e djalit në shtëpi dhe janë duke i ndihmuar që të mbledhin fonde. Granitit për operim i nevojiten 45 mijë euro”.
Ardita, nëna e Graniti i ka humbur shpresat që djali i saj mund të gjejë trajtim në Kosovë.
Të gjithë ata që mund t’i ndihmojnë Granitit, munden në këto xhirollogari bankare:
Beneficiary Name: MURSEL SYLEJMANI
Bank Name: Raiffeisen Bank Kosovo
Bank Address: Prishtina, Kosovo
IBAN Account No: XK051503060000834708
SWIFT CODE: RBKOXKPRXXX
Address F.SH. Mitrovicë
Wester Union – MonyGram – Ria
MURSEL SYLEJMANI
Numrin Kontakt – +38349676925, +38349574620. /Telegrafi/