Në spektakël një ndër diskutimet ishte sjellja e Valbona Mhillit gjatë kësaj jave dhe raporti i saj me Joz Markun.
Loredana tha se Valbona ka luajtur me Laertin dhe G Banin dhe shtoi gjithashtu se Jozin e ka dashur për interes, që ta këtë në krah për ta mbrojtur ndërkohë Krisa e kundërshtoi duke thënë se Loredana e ka pohuar vet që në fillim kishte dyshime se Valbona kishte pëlqim për të.
Gjesti gjithashtu tha se çdo gjë që Valbona bën brenda shtëpisë është false.
“Nëse unë dhe Jozi do kishim pasur diçka nga jashtë do e kisha treguar. Ai është thjesht shok i ngushtë me disa miq të mi shumë të mirë jashtë. Kjo është e vetmja njohje gjë që kam me Jozin nga jashtë”, u shpreh Valbona.
E nga ana tjetër, Gjesti iu drejtua: “Aktrim. Lot fake. Në fillim kur kam ardhur Valbona ka ardhur dhe me ka puthur qafë. Mundohej të më afronte po unë nuk e hëngra kulaçin sikur e kanë ngrënë G Bani dhe Laerti”.
“Pse Valbona këtë javë që doli G Bani dhe tu largua Laerti fillove të qash dhe të viktimizohesh. Çfarë po bën tani se s’ke me kë të luash. Strategjia e saj është të luajë me djemtë. Silleni një djalë të ri dhe kjo të njëjtën gjë do të bëjë. Ky njëri (Laerti) të ka dashur dhe çfarë bëre ti, prishe ditëlindjen tënde dhe darkën që ai të ofroi për lojë”.
Gazetarja hodhi poshtë të gjitha këto dhe theksoi se nuk ka luajtur me askënd këtu. /Telegrafi/