Pas bojkotit të marketeve të premten, pasi që qarkullimi në tetë zinxhirët më të mëdhenj të marketeve ka pasur rënie prej pothuajse 47% në krahasim me të premten paraprake, ditën e ardhshme, të shtunën, janë kthyer vetëm një pjesë e vogël që nuk kanë blerë kur bojkotonin.
Edhe pse në opinion paraprakisht kishte informacione se të shtunën ka pasur shumë blerës nëpër markete, megjithatë kanë blerë vetëm 11.1% më shumë në krahasim me 25.01.2025.
Sipas shifrave, një ditë pas bojkotit janë blerë produkte në vlerë prej 4.57 milionë eurove, ndërsa 7 ditë më parë, për 4.1 milionë.