Hiti “Qaj kitara ime” i këngëtarit Agim Tejeci, do të vijë së shpejti me një version të ri.
Këngën e pëlqyer nga gjenerata të ndryshme dhe e kënduar nga këngëtarë të shumtë ndër vite, këngëtari që e solli i pari ka vendosur ta risjellë vet hitin e tij.
Ai do të vijë në bashkëpunim me këngëtarin Hekuran Krasniqi, i cili është duke punuar rreth këtij projekti.
Hekurani për Telegrafin tha se “kënga po punohet në studion ‘By Heki’ dhe do të vijë në një version modern”.
Versionin e ri të këngës, dyshja do ta sjellë të realizuar edhe me videoklip dhe pritet që brenda muajit të ardhshëm të publikohet. /Telegrafi/