Ana Kabashi është kthyer në një nga emrat shumë të komentuar pas paraqitjes në Big Brother VIP.
Artistja shqiptare qëndroi për më shumë se një muaj brenda shtëpisë së famshme, ndonëse është pëlqyer në masë të madhe për pozitivitetin që ka përcjell.
Ajo së fundmi është në përgatitje të videoklipit të ri, këngës “Je e vetmja dashuri” që e krijoi me Getinjon në BBVK.
Këngëtarja nga Peja kësaj radhe u ka dhënë një mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje përgjigje’ në Instagram.
Një nga pyetjet ka qenë për Eurovision, mundësi të cilën duket se do ta shqyrtojë Kabashi.
“Ishalla shkon në Eurovision”, ka qenë një koment që ia bëri një ndjekës.
“Një ndër gjërat që duhet ta bëj në vitet në vijim”, u shpreh Ana.
Bukuroshja ndërkohë shquhet për zërin e mrekullueshëm dhe për këngët që ka realizuar deri më tani. /Telegrafi/