Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpi kur ishin konkurrentë, dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes.
Pak ditë më parë çifti ishte në Turqi për disa ditë pushimesh. E ftuar këtë të diel në “She’s on Top”, Argjira Spanca e komplimentoi Ilnisën duke i thënë se ka bërë një ndryshim kohët e fundit në pamje, dhe se duhet shumë bukur.
“Është nga brenda, dashuria të zbut, të ndryshon të zbukuron. Kemi ardhur nga një pushim i shkurtër në Bodrum, ku fryente një erë dashurie nga ato që të rrëmbejnë”, tha ajo.
“Ka ndonjë gjë të re nga ky fllad i dashurisë?”, e pyeti më tej Argjira.
“Nuk e di pse u emocionova, jo nga ty, por nga pyetjet, në sensin që kërkon ato përgjigje që nuk t’i jap dot publikisht, por që… mund edhe të ketë”, tha Ilnisa.
“T’i ndaj sikletosesh se e di që unë i di gjërat dhe ke merak se mos nxjerr ndonjë gjë”, tha Argjira duke qeshur.
Ilnisa nuk dha përgjigjje definitive, por la të kuptohet që diçka të re do të ketë nga ata të dy. /Telegrafi/