Lehtë do të konstatoni a është akoma i ngrohtë për ish të dashurën në bazë të asaj se si flet për të
Lexojeni në çast dhe zgjidhni enigmën në çast në mos ndoshta akoma ka ndjenja për të.
Nuk flet asnjë fjalë për të
Nëse i dashuri juaj vërtet e ka marrë veten nga ndarja me ish të dashurën, do t’ju tregojë se sa e ka pasur të vështirë dhe çfarë gabimi ishte ai. Mirëpo, ai nuk flet asgjë, sikur ajo lidhje të mos kishte ekzistuar fare, kjo do të thotë që ai akoma ka ndjenja ndaj saj.
Hidhërohet me të
Nëse shpesh tregon se si ish e dashura ishte këmbëngulëse, tepër dominuese, irrituese, kjo do të thotë që ende i ka të pranishme emocionet, edhe kur është fjala për të, transmeton Telegrafi.
E idealizon ish të dashurën
Pa marrë parasysh që ajo e ka braktisur, ai ende konsideron që ajo është e përsosur. Në atë rast kurrë nuk do të mundeni të krahasoheni me të, prandaj është më mirë që të mos provoni fare.
Ish të dashurën e ka pasur miken më të mirë
Është normale në kohën e tashme të qëndrohet në kontakt me ish të dashurën, mirëpo të mbeten miqtë më të mirë pas ndarjes, është shumë e çuditshme.
Duke marrë parasysh atë që janë aq shumë të lidhur, shumë lehtë mund të ndodhë që njëri ndër ta të dëshirojë të bashkohen sërish. /Telegrafi/