Please enter at least 3 characters.

Putin i gatshëm të bisedojë me Bidenin për Ukrainën, por vendos një kusht që SHBA-ja moti e ka refuzuar

2022/12/245236563-scaled-864x486-c-center.jpg

Vladimir Putin është i hapur për bisedime për një zgjidhje të mundshme në Ukrainë, por refuzimi i Shteteve të Bashkuara për të njohur territoret e aneksuara si ruse po pengon një kërkim për ndonjë kompromis të mundshëm.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se ishte i gatshëm të fliste me presidentin rus nëse shefi i Kremlinit do t’i jepte fund luftës, por se Putini nuk e kishte dhënë shenja se ishte i gatshëm.

“Presidenti i Federatës Ruse ka qenë gjithmonë, është dhe mbetet i hapur për negociata që garantojnë interesat tona”, tha para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet për komentet e Biden.

"Mënyra më e preferuar për të arritur interesat tona është përmes mjeteve paqësore, diplomatike", tha Peskov.

"Putini ishte, është dhe mbetet i hapur për kontakte dhe negociata", përfundoi ai, raporton theguardian.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/