Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut, Naledi Pandor ka konfirmuar se Vladimir Putin është ftuar në një samit ekonomik që do të organizohet nga vendi afrikan, pavarësisht se është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për liderin rus.
Naledi Pandor thotë se Putin është një nga krerët e shteteve të BRICS – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, shtetet me ekonominë në zhvillim – dhe do të ftohet në samitin e 15-të që do të mbahet në muajin gusht në Durban.
Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), ka lëshuar urdhër-arrest për të parin e shtetit rus me akuzuat për krime lufte – rrëmbimin e fëmijëve ukrainas dhe transferimin e tyre në Rusi.
Dirco minister Naledi Pandor reiterates her stance on the ICC's warrant of arrest against Russia's Vladimir Putin. Says cabinet must discuss the matter asap because there are obvious "double standards". @SundayTimesZA Putin has been invited to attend BRICS Summit in SA. pic.twitter.com/XrvxTpneGE
— Amanda Khoza – The Journalist (@MandaKhoza) March 23, 2023
123 shtetet anëtare të gjykatës detyrohen ta arrestojnë Putinin dhe ta transferojnë në Hagë të Holandës, ku ndodhet gjykata, për gjykim nëse ai hyn në territorin e tyre, raporton skynews.
Si anëtare e ICC-së, Pandor tha se Afrika e Jugut “kabineti qeveritar do të duhet të mbajë një takim për të vendosur se si do të përgjigjemi”.
“Diskutime të tilla duhet të ndodhin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.
Është e paqartë nëse Putin do ta pranojë ftesën për të marrë pjesë në samit.
Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa tha se vendi ishte i vetëdijshëm për detyrimin ligjor mbi urdhrin dhe do të “mbetej i angazhuar me palë të ndryshme të interesuara”. /Telegrafi/