Site icon Telegrafi

Punonjësit e Cristiano Ronaldos kanë pagë marramendës, por klauzolë banale

Cristiano Ronaldo ka një rreth të madh njerëzish pranë tij, duke përfshirë familjen, miqtë dhe sigurimin.

Sipas Sportbible rrethi i tij është aq i madh sa kohët e fundit ata morën gjithsej 17 dhoma në hotelin Four Seasons në Riad, Arabi Saudite derisa u zhvendosën në një kompleks luksoz ekskluziv.

Një nga truprojat e Ronaldos është një ish-luftëtar MMA i quajtur Goncalo Salgado, ndërsa ai gjithashtu forcoi sigurinë e tij me shtimin e binjakëve Sergio dhe Jorge Ramalheiro, të cilët shërbyen si ushtarë si pjesë e njësisë së forcave speciale në Afganistan.

Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram

Por, meqenëse Ronaldo është jashtëzakonisht privat në jetën e tij personale, ai kërkon shumë besim nga ata që janë afër tij.

Pak vite më parë, Der Spiegel publikoi një seri ‘Futball Leaks’ dhe një prej të cilave lidhej me një dokument që punonjësit e Ronaldos duhet të nënshkruajnë.

Është një marrëveshje 70-vjeçare e moszbulimit, e cila thotë: “Asgjë në lidhje me jetën private të Cristianos nuk mund të zbulohet deri në 70 vjet pas vdekjes së lojtarit ose të të afërmit të tij të fundit”.

Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram

Kjo do të thotë se klauzola vlen për pesë fëmijët e tij – Cristiano Jr, binjakët Eva dhe Mateo, Alana Martina dhe Bella, si dhe nënën e të lindurit të tij të parë, identiteti i së cilës është ende i pazbuluar.

Eva dhe Mateo kanë lindur të dy nga nëna surrogate, ndërsa partnerja Georgina Rodriguez lindi Alana Martina dhe Bella – dhe djalin Angel që fatkeqësisht vdiq në lindje në prill të vitit të kaluar.

Ronaldo, i cili tani po fiton 200 milionë euro në vit me Al Nassr, thuhet se ka pasur vështirësi për të punësuar një punonjës të ri së fundmi.

Lexo po ashtu Banorja e re e BBVA, Jori Delli ishte pjesë e një reklame përkrah Cristiano Ronaldos dhe Neymarit

Ai dhe Georgina kanë kërkuar një kuzhinier personal për të gatuar në ‘shtëpinë e përhershme’ prej 17 milionë funtesh që shpresojnë të përfundojnë në qershor.

Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram

Megjithatë, sipas Mail, dhe raporteve në Portugali, ata nuk kanë qenë në gjendje të plotësojnë rolin pavarësisht se paga është 4,500 funte (pesë mijë euro) në muaj.

Kjo për shkak se ata insistojnë që shefi i kuzhinës të jetë i specializuar në ushqimin portugez, si dhe delikatesat ndërkombëtare si sushi. /Telegrafi/

Exit mobile version