Site icon Telegrafi

Punimet në rrugën “Boro Stankovic” në Mitrovicën Veriore pritet të përfundojnë gjatë javës së ardhshme

Pamje nga punimet

Punimet në rrugën “Boro Stankovic” në Mitrovicën Veriore janë afër përfundimit.

Kështu ka njoftuar Komuna e Mitrovicës Veriore përmes një njoftimi, shkruan Telegrafi.

“Pamjet në foto, po i paraprijnë përfundimit të punimeve në rrugën Boro Stankovic, duke krijuar kushte të përmirësuara për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se punimet pritet të përfundojnë gjatë javës së ardhshme.

Pamje nga punimet

“Me intensifikimin e aktiviteteve ndërtimore, pritet që përfundimi i plotë i punimeve të ndodh javën e ardhshme, duke i sjellë qytetarëve një infrastrukturë moderne dhe funksionale”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version