Site icon Telegrafi

Punime dhe intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Klinë

KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A., Njësia Operative Klinë, ka nisur javën me punime investive dhe intervenime teknike në disa zona të qytetit dhe rrethinës.

Gjatë dy ditëve të para të javës, ekipet e ujësjellësit kanë realizuar ri-kyçjen e konsumatorëve të banesave prapa qendrës tregtare “PreMarket” në gypin e ri, duke siguruar furnizim të rregullt me ujë për banorët.

Ndërkohë, ekipet e sektorit të kanalizimit kanë ndërhyrë për sanimin e rrjedhjeve në puseta në Shtupel, në oborrin e Shkollës së Mesme “Luigj Gurakuqi”. Një tjetër grup është angazhuar në debllokimin e kanalizimit në qendër të qytetit dhe në fshatin Poterq, për të shmangur problemet e grumbullimit të ujërave të zeza./Telegrafi/

Exit mobile version