Site icon Telegrafi

Punëtorët shpëtuan mrekullisht, nga vinçi që iu ra para këmbëve (Video)

Në Villavicencio të Kolumbisë, dy punëtorë ndërtimi kanë qenë shumë me fat, pasi kanë shpëtuar nga një vinç gjigant.

Në punishten që ndodhet afër kryeqytetit Bogota, është shembur një pjesë e mbajtëseve të betonit dhe është rrëzuar pajisja e rëndë që shfrytëzohet për bartje.

Për pasojë, disa pjesë betoni kanë rënë në tokë duke marrë me vete gjithçka që ishte afër, transmeton Telegrafi.

Por, kësaj i kanë shpëtuar dy punëtorë, të cilëve iu ra vinçini para këmbëve, teksa po qëndronin në një shtyllë betoni. /Telegrafi/

https://youtu.be/bFU-y868lwk

Exit mobile version