Zbuloni se cili është prioriteti juaj
Testet e personalitetit janë rasti i shkëlqyeshëm që pak më shumë ta njihni veten dhe të kuptoni cilat janë prioritetet tuaja.
Bëni gati një letër dhe një laps dhe bëni këtë test i cili do të zbulojë gjëra të cilave më së shumti i kushtoni kujdes dhe u jepni kuptim.
Jeni në shtëpi dhe njëkohësisht ndodhin pesë gjëra të ndryshme të cilat kërkojnë reagimin tuaj, transmeton Telegrafi.
Në çfarë rendi do t’u kushtoni vëmendje atyre?
– Bie zilja e telefonit
– Fëmija po qan
– Dikush troket në derën tuaj
– Rrobat ju thahen në tarracë, dhe pikërisht fillon të bjerë shi
– Uji të cilin e keni lëshuar nga çezma fillon të vërshojë mbi lavaman.
Tani shkruani në letër rendin në të cilin do t’i kryeni këto detyra dhe mos i shikoni rezultatet derisa të përfundoni.
Pasi t’i keni bërë të gjitha këto, shikoni më poshtë se çfarë është më e rëndësishme për ju në jetë.
▪ Telefoni – Biznesi
▪ Fëmija – Familja
▪ Dera – Miqtë
▪ Robalarësja – Paratë
▪ Shatërvani – Seksi
/Telegrafi/