Site icon Telegrafi

Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq

Është publikuar videoja e bisedimet mes Judde Bellingham dhe gjyqtarit që drejtori takimin mes Real Madridit dhe Osasunas.

Los Blancos barazuan 1-1 në udhëtim me Osasunan në kuadër të javës së 24-të në La Liga.

Por, vëmendjen e ka marrë momenti i minutës së 39-të, atëherë kur Bellingham u përjashtua me karton të kuq.

Gjyqtari ka thënë se anglezi e kishte sharë atë, ndërsa mesfushori duket se nuk i thotë atë që e ka menduar referi.

“Po ju flas me respekt. Shporru”, janë fjalët e Bellingham në drejtim të gjyqtarit.

Por, gjyqtari i ndeshjes ka thënë te Luka Modric dhe Vinicius Junior se anglezi e ka sharë atë, andaj edhe e ndëshkoi me karton të kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version