Site icon Telegrafi

Publikohet lista e ngushtë për çmimet kryesore individuale në Ligën Premier

Liga Premier ka publikuar lojtarë dhe trajnerët që janë në garë për çmimet kryesore individuale të vitit. 

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka gjasa sërish të emërohet lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier për herën e dytë rresht.

23-vjeçari është i nominuar për këtë çmim bashkë me bashkëlojtarin Phil Foden, i cili shihet si kandidat i fortë.

Mesfushorët e Arsenalit, Martin Odegaard dhe Declan Rice janë po ashtu në listë, duke i bërë presion yjeve të Man Cityt sikurse për titullin në Ligën Premier.

Në listë janë edhe Cole Palmer (Chelsea), Alexander Isak (Newcastle), Ollie Watkins (Aston Villa) dhe Virgil van Dijk (Liverpool).

Për titullin e Lojtarit të ri më të mirë në listë janë: Phil Foden (Man City), Erling Haaland (Man City), Alexandre Isak (Newcastle), Kobbie Mainoo (Man Utd), Cole Palmer (Chelsea), Bukayo Saka (Arsenal), Willaim Saliba (Arsenal) dhe Destiny Odogie (Tottenham).

Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola, katër herë fitues i këtij çmimi, është në listën e ngushtë për trajnerin më të mirë bashkë me Mikel Artetan e Arsenalit, Jurgen Kloppin e Liverpoolit, Unai Emeryn e Aston Villas dhe Andoni Iraolan e Bournemouthit.

Fituesi do të përcaktohet më 18 maj me votat e publikut dhe panelin e Ligës Premier./Telegrafi/ 

 

Exit mobile version