Site icon Telegrafi

Publikohet imazhi i mbrojtëses për iPhone 17 Air

Tipsteri i njohur, Soni Dikson ka ndarë një fotografi që pretendon se tregon pamjen e parë të një mbrojtëseje për Apple iPhone 17 Air.

Dikson thotë se, nëse nuk do të dihej se bëhet fjalë për modelin Air, shumë njerëz do të mendonin se është një mbrojtëse për Google Pixel.

Fotoja tregon se iPhone 17 Air ka të ngjarë të ketë një dizajn të ri për kamerën, me një shirit horizontal që shtrihet në të gjithë pjesën e pasme, ngjashëm me dizajnin e pajisjeve Google Pixel.

Pritet që ky shirit të përmbajë një kamerë në anën e majtë dhe një blic në anën e djathtë. Sipas renderëve, iPhone 17 Air do të ketë një dizajn elegant dhe minimalist, me një profil ultra të hollë prej vetëm 5.5 mm.

Megjithëse pamja do të jetë e thjeshtë, pajisja do të përfshijë veçori si MagSafe, butonin Action dhe butonin Camera Control, të cilat konfirmohen nga prerjet në mbrojtëse.

iPhone 17 Air pritet të ketë një ekran me diagonale 6.6 inç, me teknologjinë 120 Hz ProMotion, Dynamic Island, çipin A19 dhe modem Apple C1. Si zakonisht, Apple pritet ta prezantojë linjën e re në mesin e shtatorit. /Telegrafi/

Exit mobile version