Site icon Telegrafi

Publikohet “Family”, bashkëpunimi i ri i Bebe Rexhës me David Guettan, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, është publikuar bashkëpunimi më i ri mes artistëve David Guetta, Bebe Rexha, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie.

“Family” titullohet kjo këngë, e cila është e zhanrit ‘dance/electronic’.

Muzika është realizuar nga vet DJ me famë botërore, David Guetta, gjersa tekstin e këngës e kanë shkruar vet interpretuesit.

Ky është bashkëpunimi i tretë i artistes shqiptare me David Guettën, pas këngëve të suksesshme “Say my name” dhe “Hey mama”.

Bebe Rexha në anën tjetër po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”, të cilin e publikoi në maj të këtij viti.

Këngëtarja me origjinë nga Dibra, kishte treguar në një intervistë për Telegrafin, kishte treguar se arsyeja pse e kishte titulluar “Better Mistakes (Gabime më të mira” albumin e saj, është pikërisht frymëzimi që ka marrë nga jeta e saj reale.

Lexo po ashtu Bebe Rexha intervistë ekskluzive për Telegrafin: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë ta vizitoj atë vend

“Sepse mendoj se në jetë gabon dhe kjo është në rregull. Dhe ju përpiqeni të bëni gjithmonë më mirë. E dini, ne të gjithë bëjmë gabime, pavarësisht sa të moshuar apo të rinj jemi. Dhe gjëja më e mirë që mund të bësh është të përpiqesh të bësh më të mirën”, ka thënë Bebe Rexha. /Telegrafi/

Kopertina e albumit “Better Mistakes (E gjeni të plotë albumin KËTU)

 

Exit mobile version