Episodi i ri i serialit të dashur “Me Gjylen” është publikuar tashmë, duke sjellë vazhdimësinë e aventurave të Gjyles dhe Sheqës. Ky episod, si çdo herë, nuk zhgënjeu pritjet e publikut, duke sjellë situata komike dhe momente emocionale që i kanë mbajtur shikuesit të lidhur pas ekranit.
Në këtë episod, xhirimet vazhdojnë në tendën e Sheqës, ku “inati” mes tij dhe Gjyles mbetet i gjallë. Gjithçka fillon me një përplasje të vogël mes tyre, duke shkaktuar skena të mbushura me humor dhe ironi.
Gjyla, e cila përfundon e mërzitur në dhomën e saj, vizitohet nga “Gjyla imagjinare” e fëmijërisë, një element nostalgjik që sjell në vëmendje kujtime të ëmbla dhe të veçanta nga e kaluara e saj. Ky moment emocional shoqërohet edhe nga një e ftuar shumë speciale, këngëtarja e mirënjohur Teuta Selimi.
Teuta Selimi i bashkohet skenës duke kënduar këngën e saj të famshme “Kush don le t’feston”, një moment që e bën episodin akoma më të veçantë dhe të paharrueshëm për të gjithë shikuesit. Kjo performancë i sjell bashkë të gjithë personazhet dhe e mbush atmosferën me gëzim dhe muzikë.
I gjithë episodi është i mbushur me situata komike nga më të ndryshmet, duke sjellë buzëqeshje dhe të qeshura për shikuesit. /Telegrafi/