Reperi shqiptar, Mozzik, ka publikuar videoklipin e tij të ri.
Projekti u realizua në muzikë nga Zzap n’Chriss, teksa artisti vjen me atë që ai ka thënë se është hiti i tij i verës.
Videoklipi u realizua nga XL Films.
Ky projekt pritet ta kthejë në maje Mozzikun pasi projekti me Enis Bytyçin nuk mbushi pritshmëritë e menaxhmentit të tij. /Telegrafi/