“Ajo shkoi” është titulli i këngës më të re nga Estto që është lansuar për fansat e muzikës së tij.
Vet këngëtari është kujdesur për muzikën dhe njëherësh e ka shkruar edhe tekstin.
Ndërkaq, incizimin, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Alandy.
Për anën vizuale është angazhuar produksioni ND Filmpro që e ka xhiruar videoklipin.
“T’du hala” është një nga realizimet më të fundit muzikore të Estto që është lansuar në muajin maj. /Telegrafi/