Platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify, ka publikuar statistikat vjetore për secilin artist, duke treguar se sa herë janë dëgjuar nga fansat në këtë platformë.
Ditë më parë, këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e Bebe Rexha, i falënderuan fansat për numrin e madh të klikimeve që ua kanë dhënë gjatë këtij viti.
Bebe Rexha është dëgjuar mbi një miliard herë në mbarë planetin në Spotify, ndërsa Dua Lipa plot 3.8 miliardë herë.
Së fundmi, edhe artistja tjetër me prejardhje shqiptare dhe me famë në arenën ndërkombëtare, Ava Max, publikoi statistikat e saj vjetore në Spotify.
Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi, ka arritur të dëgjohet plot 1.5 miliard herë sivjet në Spotify, nga 109.7 milionë dëgjues të ndryshëm prej 92 shteteve të botës, me plot 70.4 milionë orë të shpenzuara në këngët e saj.
Për gjithë këtë sukses, Ava Max, pati një falënderim për fansat në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.
“1.5 miliard dëgjime vetëm në Spotify! Kjo është çmenduri. Ky është kombi Avatar atje. Në vetëm vit. Pra mirënjohëse për secilin prej jush. Unë ju dua. Mezi pres të ndaj atë që kam ruajtur për 2021”, ka shkruar këngëtarja me prejardhje shqiptare.
Kujtojmë që sivjet Ava Max arriti të nxjerr në shitje albumin e saj të parë për tregun internacional, “Heaven and Hell”. /Telegrafi/