Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili u qëllua në bark pas një takimi të kabinetit në Handlova, rrezikon të vdesë pas atentatit me armë zjarri.

Zëdhënësja e spitalit në Handlovës ka thënë se kur është shtruar ka qenë i vetëdijshëm, se lëndimet i janë trajtuar dhe se është stabilizuar.

Lexo po ashtu Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Mediat shkruajnë se Fico është afruar me qytetarët pas takimit të qeverisë dhe se një burrë e ka thirrur me fjalët “Robo hajde këtu” dhe se e ka qëlluar me armë zjarri.

Pasi truprojat e larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, Fico u dërgua në spital. Policia ka arrestuar menjëherë sulmuesin.

Një video e momentit të sulmit është publikuar në rrjetet sociale. Vetë sulmi nuk është i dukshëm, zhurma e njerëzve është e dukshme dhe në video dëgjohen të shtëna.

Ai është transportuar me helikopter në Banska Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në kryeqytet, Bratislavë për shkak të domosdoshmërisë së një procedure akute.

Lexo po ashtu Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Ndryshe, Handlova ndodhet rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit sllovak Bratislavë.

Robert Fico u qëllua me armë zjarri para Shtëpisë së Kulturës, ku kishte ardhur për të takuar mbështetësit. /Telegrafi/

Exit mobile version