Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka hapur lëndë për sulmin e gazetarëve të portalit Nova TV, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kumtesë thuhet se pas raportimit nga ana e MPB-së në lidhje me ngjarjen më 23 gusht, kur gjatë kryerjes së detyrës, është sulmuar fizikisht ekipi i gazetarëve të portalit Nova TV, PTHP menjëherë ka hapur lëndë dhe i ka vendosur te prokurori publik kujdestar.
Nga ana e prokurorit janë dhënë urdhëra për të konfirmuar identitetin e sulmuesit dhe qartësimin e rastit dhe më pas do të vijojë vendimi i prokurorisë. /Telegrafi/