Site icon Telegrafi

PSG sigurt edhe ndaj Lyon, krijon distancë të madhe me ndjekësit 

PSG ka fituar si mysafir i Lyon me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 23-të të Ligue 1.  

45 minutëshi i parë edhe pse  kishte raste nuk solli gola.  Osumane Dembele rrezikoi për mysafirët, ndërsa Sael Kumbedi  dhe Rayan Cherki kishin raste për vendasit. 

Pjesa e dytë nisi me të dy ekipet që kërkuan penallti, por gjyqtarit kryesor nuk i interesoi ankesa. 

 

Ndeshja u hap në minutën e 53-të, kur Bradley Barcola asistoi te Achraf Hakimit i cili shënoi për 1-0. 

Ousmane Dembele doli në skenë sërish në minutën e 60-të, kur shënoi për 2-0. 

Vendasit hapën ndeshjen me golin e Rayan Cherki bnë minutën e 83-të për 2-1. 

Por vetëm pas dy minutash, Hakimi shënoi golin e dytë personal për 3-1. 

Corentin Tolisso shënoi në kohën shtesë për 3-2, por nuk kishte kohë më shumë që rezultati të ndryshonte.

 

PSG vazhdon të shmanget nga ndjekësit, ku tani me 59 pikë në vendin e parë, kanë 13 pikë më shumë se sa Marseille./Telegrafi/  

Exit mobile version