PSG ka shënuar fitore si mysafir ndaj Marsielle me rezultat 3-0 në derbin e Francës.
Ndeshja nisi shumë mirë për parisienët me Joao Neves që shënoi për 1-0 në minutën e shtatë.
Gjërat shkuan për keq për Marseillen pas kartonit të kuq të marr nga Amine Harit në minutën e 21-të.
⏱️ 18′ – 🤩🤩#OMPSG (0-1) | #LeClassique pic.twitter.com/ZsQvCJIENn
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) October 27, 2024
Pas disa minutash, Leonardo Balerdi shënoi në portën e tij për 2-0.
Për të mbyllur dilemën e fituesit u kujdes Bradley Barcola që përfitoi nga një asistim i Ousmane Dembeles duke shënuar për 3-0.
Në pjesën e dytë, PSG menaxhoi mirë ndeshjen, duke mos lejuar raste, ndërsa ruajti epërsinë e krijuar.
Comme un air de déjà vu … 🤔#OMPSG (0-3) | #LeClassique pic.twitter.com/TMSxjV8if1
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) October 27, 2024
Me këtë fitore PSG mbetet në vendin e parë me 23 pikë, ndërsa Marseille 17 pikë është e treta. /Telegrafi/