Hector Bellerin mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror.
Mbrojtësi i djathtë spanjoll është rikthyer nga një lëndim i gjatë dhe nuk e ka të sigurt pozitën e titullarit në klub.
25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje në të gjitha garat, por ai është i interesuar të luaj për një skuadër më të madhe ku do të mund të fitonte trofe.
Inter, Juventus dhe Atletico Madrid prej kohësh kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe kampioni i ri francez Paris Saint Germain.
PSG do të mbetet pa belgun Thomas Menuier i cili do të largohet si lojtar i lirë dhe e shohin Bellerinin si lojtarin ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes.
L’Equipe ka raportuar se parisienët kanë gati ofertën prej 25 milionë eurove për reprezentuesin spanjoll. /Telegrafi/