Ander Herrera është mungesa më e re e Paris Saint-Germainit për përballjen ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori spanjoll ka rezultuar pozitiv me coronavirus, andaj nuk do të ketë mundësi të luajë kundër ish-skuadrës së tij.
Por, Herrera është vetëm njëri nga shtatë lojtarët që nuk mund të luajnë kundër Unitedit në fazën e grupeve të garës më të madhe për klube në Evropë.
Herrera kaloi në Parkun e Princave nga Unitedi si transferim i lirë në vitin 2019, derisa nuk do të ketë shansin që të luajë sërish në Old Trafford.
Ai i është bashkuar listës së lojtarëve si, Julian Draxler, Marquinhos, Marco Verratti, Thilo Kehrer, Mauro Icardi dhe Danilo Pereira.
Pereira kishte kontakt me Cristiano Ronaldon që rezultoi pozitiv në këtë javë, andaj është dërguar në vetëizolim për dy javë.
PSG do të ketë një takim aspak të mirë me Edinson Cavanin që u largua në drejtim të Unitedit si transferim i lirë. /Telegrafi/