Paris Saint-Germain nuk është këndellur as në javën e 20-të në Ligue 1, pasi barazoi 1-1 me Reimsin.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse të dyja rastet patën shanse për të zhbllokuar rezultatin.
Por, në 45 minutat e dytë ishte një ndeshje edhe më tensionuese, duke u shënuar dy gola dhe kishte edhe një karton të kuq.
⏹ C'est la pause au Parc des Princes sur ce score de 0️⃣-0️⃣#PSGSDR pic.twitter.com/vlnNzqHBrm
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 29, 2023
Ishte minuta e 51-të e takimit, kur Juan Bernat asistoi te Neymar, që realizoi për 1-0.
Por, tetë minuta më vonë, Marco Verratti që hyri në pjesën e dytë – u ndëshkua me të kuq për një ndërhyrje të ashpër.
⏱58' – 🟥 Marco Verratti est expulsé.#PSGSDR
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 29, 2023
PSG nuk u rikthye tek fitoret, pasi kishte humbur 1-0 ndaj Rennes, derisa sonte barazoi 1-1.
Pas javës së 20-të, PSG vazhdon të jetë lider me 48 pikë – gjersa në xhiron e 21-të do të përballen me Montpellier. /Telegrafi/