Site icon Telegrafi

PSG-Lyon, finalja e Kupës së Francës

Paris Saint-Germain ka kaluar në finale të Kupës së Francës, aty ku do të takohet me Lyonin, pasi eliminoi Rennesin me rezultat minimal 1-0.

Në minutën e 37-të, Kylian Mbappe dështoi të shënonte nga penalltia, por që ai e përmirësoi shumë shpejtë gabimin e tij.

Fabian Ruiz asistoi te sulmuesi francez (40’) që realizoi golin e vetëm të kësaj gjysmëfinale.

Në 45 minutat e dytë ishte një lojë më e ashpër nga Rennes, që synonte të barazonte shifrat, por që PSG tregoi dhëmbët.

Përkundër shumë rasteve për gola, asnjë skuadër nuk arriti të tund më rrjetën, duke bërë që ndeshja të përfundonte 1-0.

PSG do të përballet me Lyonin në finalen e Kupës së Francës, me këta të fundit që eliminuan Valenciennes. /Telegrafi/

Exit mobile version