Paris Saint-Germaini ka kaluar në epërsi kundër Chelseat në ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Stamford Bridge.
Ekipi i Laurent Blanc që ka fituar me rezultat 2-1 në Parc de Princes shënoi një gol të hershëm për ta hapur këtë ndeshje.
Ishte një angazhim fantastik i Zlatan Ibrahimovic nga e djathta, i cili dërgoi një harkim të ulët në zonë dhe Adrien Rabiot e futi topin në rrjet (16’).
Chelsea tash duhet të shënojë dy herë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. /Telegrafi/
0-1: Ibra asiston, Rabiot shënon dhe PSG në epërsi ndaj Chelseat.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 9 March 2016