Site icon Telegrafi

PSG gati të ofrojë dy yjet argjentinas për të zbritur çmimin e Osimhen

Sipas RMC Sport, Paris Saint-Germain e ka bërë Victor Osimhen objektivin e tyre kryesor dhe shpreson të ulë çmimin duke i dhënë Napolit, dy argjentinasit Mauro Icardin dhe Leandro Paredesin.

Sulmuesi tashmë ka tërhequr interesim të madh nga Liga Premier, me klube si Chelsea, Manchester United dhe Arsenal që janë të interesuar për reprezentuesin nigerian.

Raportimi i mediumit francez konfirmon se Osimhen do të preferonte të shkonte në Angli, por është i hapur edhe për një rikthim në Ligue 1, me PSG-në që po ndjek ëndrrën e Ligën së Kampionëve.

Do të ishte gjithashtu një ribashkim me ish-drejtorin e LOSC Lille, Luis Campos, njeriu që e zbuloi Osimhen dhe e shiti te Napoli për 75 milionë euro plus bonuse në shtator 2020.

Napoli ka vendosur një çmim minimal prej 100 milionë euro për Osimhen dhe raportohet se PSG shpreson ta ulë këtë shifër duke ofruar lojtarë në këmbim.

Ata pritet të përfshijnë në ofertë ish -sulmuesin e Interit, Mauro Icardi që aktualisht po luan te Galatasaray dhe mesfushorin Leandro Paredes, i cili aktualisht është në huazim te Juventusi.

Nuk besohet që Napoli do të pranojë këtë ofertë, pasi që dyshja Icardi dhe Parades janë në rënie në karrierën e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version