Paris Saint-Germain ka fituar 1-0 në udhëtim te Toulouse në kuadër të javës së 22-të në Ligue 1.
Lucas Beraldo krijoi rastin e parë serioz në ndeshje, por portieri kundërshtar bëri një pritje bravuroze në minutën e 36-të.
Në minutën e 52-të, Willian Pacho goditi shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer realizoi Fabian Ruiz për 1-0.
Desire Doue dhe Bradley Barcola nuk arritën t’i konkretizonin rastet, pasi ishin brenda zonës kundërshtare.
PSG vazhdoi me dominim total të ndeshjes, mirëpo ndeshja përfundoi me këtë epërsi minimale.
PSG vazhdon të jetë lider me 56 pikë, ndërsa në xhiron e 23-të do të takohet me Lyonin. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore