Paris Saint Germain ka vazhduar me fitore në Ligue 1, teksa ka marrë të katërtën radhazi.
Kampioni në fuqi i Francës ka shënuar fitore të thellë 6-1 në Parc de Princes përballë Angers.
Alessandro Florenzi hapi serinë e golave, ndërsa në listën e realizuesve u futën edhe Julian Draxler, Kylian Mbappe, Gueye dhe braziliani Neymar që realizoi dy gola.
Pikërisht sulmuesi brazilian Neymar në fund është shpallur edhe lojtar i ndeshjes, pasi mori notën maksimale 10 nga WhoScored.
Paraqitje jashtëzakonisht të mirë pati edhe Kylian Mbappe, Julian Draxler dhe dyshja italiane Verratti e Florenzi.
Ndërkohë nota më e ulët në këtë takim ishte 5,3 për mbrojtësin mysafir Ebosse. /Telegrafi/