Mbi 80 për qind e grave në Kosovë nuk janë pjesë e tregut të punës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Por, për studiuese si Ernera Dushica nga Instituti për Studime të Avancuara GAP dhe Blenda Asllani nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion QIKA, kjo statistikë nuk reflekton realitetin.
Ato argumentojnë se gratë kryejnë shumë punë, por se ato nuk u njihen formalisht.
Për çfarë bëhet fjalë?
Që kur ASK-ja ka filluar grumbullimin e të dhënave për shkallën e punësimit të qytetarëve të Kosovës në vitin 2012, burrat kanë qenë të punësuar në shkallë dukshëm më të larta se gratë.
Muajin e kaluar u publikua Anketa e fundit e Fuqisë Punëtore, ku shihet se mbi 53 për qind e burrave në Kosovë dhe më pak se 20 për qind e grave janë të punësuar.
Tregu joformal i punës
Matja e shkallës së punësimit në Kosovë vlerësohet si proces i vështirë për shkak të tregut joformal të punës.
Shumë qytetarë të Kosovës nuk marrin kontrata pune dhe nuk regjistrohen si punëtorë në kompanitë ku punojnë. Në shumë raste, kjo bëhet për të mos e humbur asistencën sociale mujore apo për t’iu shmangur pagimit të taksave.
Gjithsej, 42 për qind e kosovarëve vlerësohet se janë të përfshirë në tregun joformal të punës, sipas një studimi të sivjetmë të Rrjetit të Grave të Kosovës (RRGK). Më të cenuarat rezulton të jenë gratë që jetojnë në zonat rurale.
Dushica nga Instituti GAP thotë se puna joformale e grave në zonat rurale përfshin punën në fermat familjare, ku gratë ndihmojnë në kultivimin e tokës, përkujdesen për kafshë apo përpunojnë produkte bujqësore.
“Në zonat rurale, shumë gra punojnë në bujqësi. Shumë shpesh janë të papaguara dhe nuk gëzojnë mbrojtje sociale”, thotë Dushica për REL-in.
Këtë e tregojnë edhe të dhënat e raportit të RRGK-së, sipas të cilave gratë në zonat rurale kanë dukshëm më shumë gjasa të kryejnë punë të papaguar në biznese familjare.
Ndër dëmet më të mëdha për gratë të cilave nuk u njihet puna e tillë, Dushica vlerëson se është pensioni mujor që ato marrin pas moshës 65 vjeçe.
Pa pasur kontribut të njohur në tregun e punës, gratë nga mosha 65 vjeçe marrin vetëm pensionin bazik të moshës, që është 100 euro në muaj.
Pension më të lartë – atë si kontributdhënës – gëzojnë ata persona që kanë qenë aktivë në tregun formal të punës.
Barra e kujdesit për fëmijë, të moshuar dhe shtëpi
Por, përveç punës së papaguar në biznese familjare, Asllani nga organizata QIKA thekson edhe punën e kujdesit shtëpiak dhe familjar, ku gratë janë më të angazhuara se burrat.
Sipas saj, faktorët e tillë që ndikojnë në shkallën e ulët të punësimit, kanë në thelb “normat patriarkale dhe stereotipat e bazuar në gjini”.
“Arsyeja kryesore është se shoqëria jonë, tradicionalisht, i ka parë dhe i sheh gratë si përgjegjëset kryesore për kujdesin ndaj familjes dhe shtëpisë, respektivisht si përgjegjëset kryesore për punën e papaguar të kujdesit – çka i detyron ato të qëndrojnë në shtëpi”, thotë Asllani për Radion Evropa e Lirë.
Në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara në tetor të vitit 2022 nga Instituti Musine Kokalari, puna e papaguar e kujdesit shtëpiak arrin vlerën mbi 1.8 miliard euro.
Ai raport tregonte se gratë kalojnë mesatarisht 6.2 orë në ditë duke u përkujdesur për familjarë apo për shtëpi, ndërsa burrat 3.5 orë.
Raporti i sivjetmë i RRGK-së tregon se edhe burrat, edhe gratë ndihen të mbingarkuar nga puna në shtëpi – gjë që i shtyn të mos jenë aktivë në tregun e punës.
Por, për gratë, arsyeja e dytë më e shpeshtë është kujdesi për familjarë, në krahasim me burrat që kanë dhënë si arsye studimet akademike.
Ndër dëmet më të mëdha për gratë të cilave nuk u njihet puna e tillë, Dushica vlerëson se është pensioni mujor që ato marrin pas moshës 65 vjeçe.
Pa pasur kontribut të njohur në tregun e punës, gratë nga mosha 65 vjeçe marrin vetëm pensionin bazik të moshës, që është 100 euro në muaj.
Pension më të lartë – atë si kontributdhënës – gëzojnë ata persona që kanë qenë aktivë në tregun formal të punës.
Barra e kujdesit për fëmijë, të moshuar dhe shtëpi
Por, përveç punës së papaguar në biznese familjare, Asllani nga organizata QIKA thekson edhe punën e kujdesit shtëpiak dhe familjar, ku gratë janë më të angazhuara se burrat.
Sipas saj, faktorët e tillë që ndikojnë në shkallën e ulët të punësimit, kanë në thelb “normat patriarkale dhe stereotipat e bazuar në gjini”.
“Arsyeja kryesore është se shoqëria jonë, tradicionalisht, i ka parë dhe i sheh gratë si përgjegjëset kryesore për kujdesin ndaj familjes dhe shtëpisë, respektivisht si përgjegjëset kryesore për punën e papaguar të kujdesit – çka i detyron ato të qëndrojnë në shtëpi”, thotë Asllani.
Në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara në tetor të vitit 2022 nga Instituti Musine Kokalari, puna e papaguar e kujdesit shtëpiak arrin vlerën mbi 1.8 miliard euro.
Ai raport tregonte se gratë kalojnë mesatarisht 6.2 orë në ditë duke u përkujdesur për familjarë apo për shtëpi, ndërsa burrat 3.5 orë.
Raporti i sivjetmë i RRGK-së tregon se edhe burrat, edhe gratë ndihen të mbingarkuar nga puna në shtëpi – gjë që i shtyn të mos jenë aktivë në tregun e punës.
Por, për gratë, arsyeja e dytë më e shpeshtë është kujdesi për familjarë, në krahasim me burrat që kanë dhënë si arsye studimet akademike.
Sipas Asllanit, mungesa e të ardhurave që do të sillte puna formale te gratë, bën që ato të kenë më pak mundësi të investojnë për ngritjen e tyre akademike apo profesionale.
Por, kjo mungesë e të ardhurave shkakton edhe varësi financiare të grave ndaj partnerëve apo familjarëve të tyre, shton ajo.
“Varësia financiare krijon raporte të pabarabarta të pushtetit, duke kufizuar kështu pavarësinë e grave për t’i marrë vetë vendimet për jetën e tyre. Së dyti, rrit rrezikun e grave për të qenë viktima të dhunës dhe abuzimit nga partnerët apo familjarët”, shpjegon Asllani.
Kjo, sipas saj, ndodh për faktin se në pamundësi që të financojnë një jetë të pavarur, shumë gra detyrohen të qëndrojnë në marrëdhënie abuzive.
Si mund të zgjidhet ky problem?
Të dhënat tregojnë se gratë në Kosovë janë më pak aktive edhe në kërkim të vendeve të punës, në krahasim me burrat.
Dallimi më i madh në shkallën e punësimit të burrave dhe grave vërehet në grup-moshën 35-44 vjeçe, kur shumë prej tyre bëhen prindër.
Për këtë arsye, Dushica dhe Asllani propozojnë që të ndryshohet pushimi i lehonisë me një pushim prindëror.
Nënave lehona në Kosovë u takojnë 12 muaj pushim, prej të cilëve nëntë muajt e parë janë me pagesë.
Në anën tjetër, babai i fëmijës ka të drejtë vetëm në dy ditë pushim me pagesë pas lindjes së fëmijës dhe dy javë pushim të papaguar. Të drejtat e pushimit të nënës mund të barten te babai i fëmijës vetëm në rastet kur nëna vdes, braktis fëmijën ose prindërit merren vesh mes vete.
Ndryshimi i kësaj skeme është në plan të Qeverisë që një kohë, por ai nuk është finalizuar asnjëherë.
Në tetor të vitit 2022, Inspektorati i Punës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se ndryshimi i kësaj skeme të pushimit prindëror është përfshirë në draftin e ri të Ligjit të Punës.
Megjithatë, këto ndryshime nuk i kanë kaluar ende procedurat e nevojshme ligjore për të hyrë në fuqi.
Dushica argumenton se ndarja e pushimit pas lindjes së fëmijës mes dy prindërve do ta ulte diskriminimin ndaj grave në tregun e punës.
“Pastaj, një punëdhënës nuk do të mendonte a të punësojë një grua apo jo, për shkak se ajo mund të shkojë në pushim të lehonisë, pasi që do ta dinte që edhe nëse e punëson një grua apo një burrë, të dy do ta merrnin një pushim prindëror”, thotë Dushica.
Asllani, ndërkohë, propozon që inspektorët e punës të trajnohen për trajtimin e diskriminimit gjinor në tregun e punës dhe të krijohet një platformë ku diskriminimi i tillë mund të raportohet lehtësisht nga gratë.
Për më tepër, shton ajo, meqë gratë në Kosovë e mbajnë barrën kryesore për kujdes shtëpiak, ato duhet të përkrahen me politika specifike nga institucionet shtetërore.
“Për ta lehtësuar përfshirjen e grave në tregun e punës, është thelbësore të investohet në infrastrukturën për kujdesin ndaj fëmijëve, duke krijuar kopshte dhe çerdhe me kosto të përballueshme”, thotë Asllani. /REL/