Site icon Telegrafi

Pse Prigozhin u mbajt gjallë për kaq gjatë pas rebelimit kundër Putinit?

Pas rebelimit të mercenarëve të Wagnerit kundër elitës ushtarake të Rusisë, shumëkush ka menduar se menjëherë pas kësaj themeluesi i grupit do të ketë një fund tragjik.

Por, kur Vladimir Putin dukej se nuk ndërmori veprime veçanërisht të ashpra kundër Yevgeny Prigozhin, pati pretendime se presidenti rus kishte treguar dobësi.

Lexo po ashtu Lukashenko: Prigozhinin e kam paralajmëruar se mund ta ketë një fund fatal, Putin nuk është fajtor

Tatiana Stanovaya, bashkëpunëtore e lartë në Qendrën Eurasia të Carnegie Rusisë, shpjegon se lideri rus mund të ketë kërkuar kohë, raporton skynews.

Ajo tregon për një takim midis Putinit dhe Prigozhinit menjëherë pas kryengritjes, gjatë të cilit gazeta Kommersant raportoi se komandantët e Wagnerit të pranishëm kishin tundur kokën kur u pyetën nëse ishin të përgatitur të shërbenin nën një udhëheqës të ri, Alexei Troshev.

Tatiana Stanovaya

Prigozhin, i cili ishte ulur në pjesën e përparme dhe nuk mund t’i shihte ata duke tundur kokën, tha “jo, djemtë nuk do të pajtohen me këtë”.

“Me fjalë të tjera, duket se Putin u përpoq të arrinte një marrëveshje me Wagner pa hyrë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Prigozhinin. Kjo ndodhi sepse Putini kishte ende nevojë për liderin e Wagnerit për të siguruar që të kishte një tranzicion të qetë për Troshevin, që Wagner t’i dorëzonte pajisjet e rënda te Ministria e Mbrojtjes dhe që mercenarët të zhvendoseshin në Bjellorusi pa asnjë incident”, shpjegoi ajo.

“Kjo është arsyeja pse edhe pas rebelimit, Prigozhin u lejua të udhëtonte, të kalonte kohë në Rusi dhe të krijonte pasuri”, pohoi Stanovaya.

Lexo po ashtu A do të marrë pjesë Putini në varrimin e Prigozhinit?

Dy muajt midis kryengritjes dhe vdekjes së dyshimtë të Prigozhinit gjithashtu u dhanë zyrtarëve kohë për të përpiluar një inventar të burimeve, njerëzve dhe lidhjeve të liderit mercenar, tha ajo.

“Veprimtaria e dukshme e Kremlinit pas rebelimit të Prigozhinit mund të ketë qenë lehtësisht e projektuar për të mbajtur iluzionin – përfshirë edhe për vetë Prigozhinin – se nuk kishte mosmarrëveshje mes Wagnerit dhe autoriteteve”.

Ajo shtoi se pasi Wagner u zhvendos në Bjellorusi dhe Kremlini ishte “në gjendje të vlerësonte gatishmërinë e komandantëve individualë të Wagnerit për kompromis”, nuk kishte më nevojë për Prigozhinin. /Telegrafi/

Exit mobile version