Site icon Telegrafi

Pse nuk duhet të lani kurrë dritaret në një ditë me diell?

Edhe pse moti i këndshëm që paralajmëron ardhjen e pranverës nënkupton një pastrim të përgjithshëm të shtëpisë për shumë njerëz, ju duhet të anashkaloni larjen e dritareve në ditët me diell.

Ka një sërë aktivitetesh që mund të bëni në shtëpinë tuaj kur bëhet fjalë për pastrimin dhe freskimin e shtëpisë tuaj, por ekspertët e pastrimit thonë se dritaret “pa njolla” duhet të presin.

Gjegjësisht, punonjësit e kompanisë Ideal Home kanë zbuluar për The Sun mënyrën më të mirë për t’i bërë dritaret tuaja të duken të përsosura.

“Ndërsa moti me diell mund t’ju bëjë produktivë dhe të kërkoni punë në natyrë, ju duhet të shmangni larjen e dritareve këto ditë”, thanë ata.

Siç thonë ata, është më mirë ta kryeni detyrën kur moti është me re, pasi dielli mund të shkaktojë shkëlqim në xhamin tuaj, duke e bërë të vështirë të shihni se sa të pista janë në të vërtetë dritaret tuaja.

Dielli gjithashtu mund të shkaktojë tharjen e detergjentit përpara se ta fshini siç duhet, gjë që mund të rezultojë në vija dhe njolla nga uji dhe sapuni.

Për të shmangur vijat dhe shenjat në dritaret tuaja, duhet të përfshini të ashtuquajturën metodë “S” në rutinën tuaj të pastrimit.

Filloni pastrimin me një sfungjer xhami me ujë të ngrohtë me detergjent, më pas shtrydhni ujin e tepërt dhe fërkojeni butësisht nëpër xham.

Duke përdorur një leckë mikrofibër, përdorni një lëvizje “S” për të pastruar plotësisht çdo pjesë të dritares, e cila do të heqë njollat.

Exit mobile version