Site icon Telegrafi

Pse Google Maps “mjegulloi” shtëpinë në Ohio?

Në një rrugë të zakonshme në Cleveland të Ohio, një shtëpi me histori të errët është “mjegulluar” për opinionin nëse e kërkojnë në Google Maps.

Shtëpia gjendet në rrugën Saymour Avenue 2208 në Ohio. Nëse shikohet nga perspektiva e zogut në Google Maps, përdoruesit mund të shohin vetëm kulmin që është “mjegulluar” në atë formë, që veçohet nga shtëpitë e tjera, transmeton Telegrafi.

Ajo dikur i takonte përdhunuesit Ariel Castro, që kishte rrëmbyer tri gra dhe i kishte mbajtur të ngujuara në shtëpinë e tij për gati dhjetë vite.

Castro ishte përdhunues dhe keqbërës, deri në momentin kur një nga tri gratë e rrëmbyera arriti të ikë tek fqinji dhe t’i telefonojë policisë.

I dyshuari menjëherë ishte arrestuar dhe kishte pranuar fajin në të gjitha pikat e aktakuzës që rëndonin mbi të. Shtëpia i ishte marr dhe shembur.

Megjithatë nuk dihet nëse në të njëjtën parcelë ishte ndërtuar shtëpia e re, por dihet se shtëpia është “mjegulluar” për arsye të sigurisë dhe privatësisë.

Shtëpia brenda të cilës u xhirua filmi “Home Alone”, gjithashtu është “mjegulluar” në Google Maps për të mbrojtur privatësinë e pronarit.

Duhet ditur se kur një herë parashtrohet kërkesat që shtëpia të “mjegullohet” në Google Maps, kjo do të thotë se do të mbetet në fuqi përgjithmonë – për atë duhet pasur kujdes lidhur me vendimin e marr.

Teknologjia Google Street Views ka hasur në kritika të ashpra, pasi njerëzit po e konsiderojnë si pushtim mbi privatësinë.

Google gjithashtu “mjegullon” targat e veturave dhe fytyrat e njerëzve për të ruajtur privatësinë. Së fundmi përdoruesit kanë zbuluar se Google, ka filluar me “mjegullimin” e fytyrave të kafshëve shtëpiake për të mbrojtur pronarët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version